Zv/ministri i Brendshëm maqedonas Nazim Bushi trafikon tonelata hashash përmes Shqipërisë, pronar i serave të drogës në Maqedoninë e Veriut me Fatmir Deharin

Kryesore

Publikuar: 23/06/2023

Zv/ministri i Brendshëm maqedonas Nazim Bushi trafikon tonelata hashash përmes Shqipërisë, pronar i serave të drogës në Maqedoninë e Veriut me Fatmir Deharin

Shqipëria po ndjek shembullin e Maqedonisë së Veriut, për legalizimin e kultivimin e hashashit, për përdorim mjekësor.

Por në Maqedoninë e Veriut, pronarë të parcelave të hashashit janë politikanë dhe zyrtarë të lakuar për korrupsion, të kamufluar me kompani në emër të njerëzve të besuar. Madje, kjo kastë, përdor doganat e Shqipërisë, për të trafikuar tonelata hashash drejt Italisë.

Një nga kapot e parcelave të hashashit në Maqedoninë e Veriut është pikërisht zëvëndësministri i Brendshëm, Nazim Bushi.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë para zgjedhjeve të 2020, u dha me urgjencë një licencë për kultivim hashashi në Pekchevo, nën urdhrat e kryetarit të Bashkisë Kërçovë Fatmir Dehari dhe zëvëndësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi.

Kompani që mori licencën kontrollohej nga beu i Kërçovës Fatmir Dehari, i cili kontrollon Nazim Bushin.

Pas zgjedhjeve të 2020, Fatmir Dehari ka ndërhyrë tek Ali Ahmetin për të promovuar dhe katapultuar ushtarin e tij, Nazim Bushin, në postin e zëvëndësministrit të Brendshëm, në këmbim të 20 % të fitimeve nga hashashi dhe 200 mijë euro.

Shërbimet kanë provuar se paratë janë dërguar nga djali i Nazim Bushit, Qerim Bushi, i cili vijon të luajë rolin e sekserit.

Bushi kontrollonte njëkohësisht edhe fabrikën 5 Letter në Krusevo, në të cilën u arrestuar vëllai i truprojës dhe i të besuarit të tij. Arrestimi ishte një sulm i pastër nga aleatët në qeveri për shkak të kontrollit të parave të hashashit vetëm nga Nazim Bushi, Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari.

Këto zhvillime shqetësuan ndërkombëtarët pasi përplasjet e egra për paratë e hashashit po shkaktonin trazira dhe mund të destabilizonin vendin.

Në këto rrethana, në lojë hyri DEA amerikane, e cila zhvilloi një operacion anti-drogë në Prilep, ku u arrestua sheshi i policisë së Prilepit si dhe shoferi i ish kryeministrit Zoran Zaev.

Në atë kohë, Zaev doli me një deklaratë ku largoi përgjegjësinë nga vetja, duke mos e ditur se shoferi i familjes së tj kishte bërë disa regjistrime, ku ekspozohej kushëriri i parë i Zaevit, Trajce Zaev, si trafikant i tonelatave drogë nën mbrojtjen dhe kujdesin e Ministrisë së Brendshme.

Kryeprokurorja e krimeve të rënda Vilma Ruskovska udhëhoqi hetimet për rolin e familjes kryeministrore në trafikun e drogës, çka solli edhe krisjen e madhe mes qeverisë dhe prokurorisë.

Zaevi u largua i përlyer nga pushteti, por trafiku i drogës vijon sërish nga kupola e lartë shtetërore. Një burim serioz tha se Nazim Bushi qëndron pas një linje trafiku droge që kalon nga pika e doganës së Qafë Thanës, në Portin e Durrësit dhe përfundon në Itali.

Maunet mbushen me hashash nga pacelat e ligjshme, ndërsa më pas futen në linjën e trafikut. Në vijim detaje për personat e implikuar në të dy anët e kufirit.