Tentoi t’i merrte fëmijën prokurorit Ervin Karanxha, dënohet me 3.3 vite burg Andri Leka, prokurorja Sonila Domi kërkoi 5 vite, detaje nga skenari kriminal

Krim & Korrupsion

Publikuar: 23/06/2023

Tentoi t’i merrte fëmijën prokurorit Ervin Karanxha, dënohet me 3.3 vite burg Andri Leka, prokurorja Sonila Domi kërkoi 5 vite, detaje nga skenari kriminal

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3.3 vite burg 41-vjeçarin Andri Leka, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, pasi tentoi t’i rrëmbente vajzën e mitur prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha, përmes një skenari mashtrimi dhe përndjekje, duke pretenduar se fëmija i prokurorit ishte fëmija i tij.

Vendimi i dënimit është marrë në 16 qershor 2023 nga gjyqtari Petrit Çomo. Prokurorja Sonila Domi kishte kërkuar dënimin me 5 vite burg të Andri Lekës, për veprën penale të përndjekjes dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.

Pavarësisht këmbënguljes së prokurores së ‘hekurt’ dhe të pakompromisë Sonila Domi (Muhametaj), gjyqtari e ka dënuar me vetëm 3.3 vite burg Lekën, i cili dyshohet se është përdorur nga segmente kriminale dhe linja brenda drejtësisë, për të denigruar dhe goditur prokurorin Ervin Karanxha, për shkak të detyrës.

Çfarë ka ndodhur?

Andri Leka, i cili më parë ka qenë ish i pandehur i prokurorit Ervin Karanxha, pretendonte se fëmija i prokurorit ishte i tij.

(Prokurori Karanxha)

Për këtë pretendim Leka ka bërë padi në gjykatë në vitin 2021 për njohjen e atësisë së vajzës.

Kjo histori haluçinante do ishte material për seriale televizive, por në fakt është intrigë reale për denigrimin e Katanxhës gjatë proçesit të Vetingut, aktualisht në proces në KPA, ndërsa ka shkaktuar dëme emocionale tek vetë vajza e mitur, e cila shikoi atësinë apo familjen t’i vihej në dyshim.

Siç edhe ka rezultuar më vonë, Andri Leka nuk kishte asnjë lidhje me anëtarët e familjes së prokurorit Karanxha, por pretendimi i Lekës ishte një sajesë për të shantazhuar, poshtëruar si dhe cënuat nderin dhe dinjitetin prokurorit Ervin Karanxha.

Prokurori Karanxha kërkuar analizën e ADN-së vajzës dhe duke denoncuar Lekën në prokurori. Analiza e ADN-së ka konfirmuar se babai i vajzës ishte Ervin Karanxha.

Kontakti më i vështirë ka qenë me vajzën, se thoshte: Si nuk je ti babi im? E përjetoi shumë keq, se tha: Pse duan të më marrin? Proçedova me AND-në. Nuk kisha ankth për përgjigjen se nga rrethanat dukej që kishim të bënim me një person të futur, se s’mund të kujtohet ai për atësinë në kohë vetingu dhe pas 13 vitesh. Nga ADN doli që është vajza ime. Goca u lumturua shumë dhe qau nga gëzimi. E kam vuajtur shumë që për shkak të punës time të dhunonin një fëmijë. Është gjëja më e rëndë në jetë që më ka ndodhur. Në marrëdhënien me gruan nuk ka pasur ndikim“, ka pohuar Karanxha.

Kallëzimi në prokurori është bërë nga bashkëshortja e prokurorit me funksion gjyqtare, e cila ka deklaruar se as nuk e njeh shtetasin Andri Leka.

Me 22 korrik 2021 është arrestuar Andri Leka, si i dyshuar për disa akuza si, kanosje e gjyqtarit, fyerje e gjyqtarit dhe shpifje për shkak të detyrës.

Dy vite më vonë, Leka u dënua vetëm përndjekje.