Lufta kundër sulmeve kibernetike/ Kontrolle në kampin MEK, merren në pyetje disa nga banorët

Aktualitet

Publikuar: 20/06/2023

Lufta kundër sulmeve kibernetike/ Kontrolle në kampin MEK, merren në pyetje disa nga banorët

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

Burime policore bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për parandalimin e sulmeve kibernetike.

Shumë nga banorët e kampit janë shoqëruar janë marrë në pyetje dhe po kthehen sërish në kamp. I përfshirë në operacion dhe antiterrori.