Fundosja e Safet Gjicit, Alma Kaçi ishte armatosur me 4 kamera para se t’ia…i mbajtën celularët para se të futej në zyrë

Kryesore

Publikuar: 20/06/2023

Fundosja e Safet Gjicit, Alma Kaçi ishte armatosur me 4 kamera para se t’ia…i mbajtën celularët para se të futej në zyrë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje nga hetimi i SPAK-ut për videon seksuale të Safet Gjicit.

Lala tha në “Open” se ditën që gruaja ka regjistruar këtë video, i janë mbajtur shumë sende personale jashtë, ndërsa nga katër kamera që ka pasur me vete, ka mundur të ‘shpëtojë’ vetëm një stilolaps kamera, të vendosur te cepi i çantës.

Lala shtoi se prej kohësh Gjici nuk lejonte njeri të futej në zyrë me celularë.

“Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celularë. Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur, një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK. Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një tutor nga pas?

Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK. Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK-ut, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit, një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë’, tha Lala.