Policia ka bastisur kampet e MEK në Manzë, mjeku thotë se ka një të vdekur dhe 100 të plagosur nga gazi lotsjellës.
“Sot na kanë sulmuar pa pritur dhe se dimë për çfarë qëllime. Deri tani kemi 1 të vdekur dhe 100 të plagosur. Ka vdekur një person nga gazi”- thanë ata.
Probleme me frymëmarrje, disa të shtrirë marrin oksigjen, PAMJE nga brenda spitalit të muxhahedinëve në MEK. VoxNews ka siguruar pamjet e viktimës brenda kampit në Manzë.
Prej mëngjesit të sotëm (20 qeshor) forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.