KFOR: Është e paqartë së në çfarë zone janë arrestuar tre policët e Kosovës

Rajon

Publikuar: 16/06/2023

KFOR: Është e paqartë së në çfarë zone janë arrestuar tre policët e Kosovës

Misioni i Aleancës Veri-Atlanike në Kosovë, KFOR, ka njoftuar është e paqartë së në çfarë zone janë arrestuar tre policët e Kosovës.

Në një komunikatë për media, KFOR ka thënë se “bazuar në të dhënat në dispozicion, mbetet e paqartë se ku ishin zyrtarët policorë të Kosovës në momentin e arrestimit”.

Qeveria e Kosovës pretendon se tre policët, Rifat Zeka, Beqir Sefini dhe Mustafa Shemi janë rrëmbyer nga forcat Kobra brenda territorit në Kosovë. Në krahun tjetër, Serbia kundërshton duke pretenduar se efektivët e forcave të policisë kosovare janë arrestuar pasi kishin shkelur kufirin serb.