Festa e biznesmenit më të fuqishëm në vend. Ja pse nuk ishte asnjë politikan

Aktualitet

Publikuar: 16/06/2023

Festa e biznesmenit më të fuqishëm në vend. Ja pse nuk ishte asnjë politikan

Të gjithë atyre që kanë kaluar dje në zonën pranë Presidencës, u ka tërhequr vëmendjen një organizim me pamje madhështore që po bëhej në Pallatin e Kongreseve.

Grupi BALFIN, i biznesmenit më të madh në Shqipëri dhe Ballkan, Samir Mane, festonte 30-vjetorin e themelimit.

Nga gazetarët e shumtë të ftuar, kanë dalë dhe informacionet e para.

Ajo që ra më tepër në sy ishte mungesa totale, në bllok, e politikanëve. Asnjëri prej tyre, nga asnjë parti nuk ka qenë i ftuar.

A është kjo shenjë që Mane është aq i fuqishëm ekonomikisht, sa që nuk ka më nevojë për politikën, apo thjesht nuk do ta ndotë imazhin e tij, prej biznesmeni me shtrirje në 10 shtete të botës, me atë të politikanëve famëkeqë vendas?

Nuk dihet se cila prej të dyjave mund të jetë arsyeja e vërtetë, por ajo që është e sigurt dhe që konfirmohet nga të ftuarit në këtë mega event, është se qindra mijëra eurot që Mane ka shpenzuar për rreth 5 mijë punonjësit e Grupit të tij të ftuar në festë si dhe për qindra partnerët e biznesit, që ishin po aty, dhe që i nderoi edhe me çmime, do të jenë gjykuar si më të volitshme, se sa të shpërdoroheshin për t’i bërë qejfin politikanëve të Tiranës.