Dalin letrat / Bashkia e Vlorës shembi ndërtesën për të ndërtuar Fatmir Hanxhari pallat 13 kate, banorët e dëbuan me forcë, publikisht u tha se do ndërtohej rruga

Krim & Korrupsion

Publikuar: 15/06/2023

Dalin letrat / Bashkia e Vlorës shembi ndërtesën për të ndërtuar Fatmir Hanxhari pallat 13 kate, banorët e dëbuan me forcë, publikisht u tha se do ndërtohej rruga

Pas angazhimit të policisë dhe Bashkisë Vlorë për të nxjerrë me forcë zonjën Tatjana Hoxha nga banesa e saj, për t’i prishur shtëpinë, gjoja për të ndërtuar një rrugë, fshihet mafia e ndërtimit dhe pastrimit të parave në Vlorë.

Ndërtimi gjoja i një rruge në Skelë dhe shembja e banesës kamuflon një plan korruptiv dhe kriminal, për të ndërtuar një pallat me 13 kate, me para të dyshimta, mes pallateve të tjerë, duke grabitur dhe shkatërruar pronën e të tjerëve.

Ky është plani i ndërtuesit Fatmir Hanxhari, për të ngritur pallatin pikërisht mbi truallin ku bashkia shembi shtëpinë e Tatjana Hoxhës dhe banorëve të tjerë, gjoja për të ndërtuar një rrugë.

Fatin e zonjës Hoxha dhe vajzës së saj, të cilat u dëbuan me forcë nga ndërtesa, e patën edhe disa familje të tjera, të cilat banonin në pallatin e vjetër në Skelë.

Trualli i pallatit të vjetër ishte piketuar prej kohësh nga ndërtuesi Fatmir Hanxhari, për aktivitetin e zi të të cilit në grabitje pronash, mashtrim dhe pastrim parash do të flasim në vijim.

Për të dëbuar familjet nga ndërtesa, Fatmir Hanxhari, ka korruptuar dhe përdorur struktura të bashkisë Vlorë.

Për zbatimin e planit kriminal, është agazhuar kryeinspektori i mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë, Arnold Rrokaj, një ushtar i Fatmir Hanxharit dhe djalit të tij, Adion Hanxhari, i cili ekspozon në Vlorë makinat luksit.

Arnold Rrokaj, i cili duhet të arrestohet sa më parë nga SPAK për korrupsion, shkatërrim prone etj., u ka çuar letër banorëve se do t’u prishë shtëpitë pasi preken nga gjurma e rrugës, kur në fakt rruga e re nuk i ka prekur fare. Banesat e tyre prekeshin vetëm nga gjurma e pallatit të Fatmir Hanxharit. Vijon…/Pamfleti

Mafia e Vlorës/ Bashkia shembi banesën e Tatjana Hoxhës për