Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe

Politikë

Publikuar: 14/06/2023

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe

Pas raportimit për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga policia e Serbisë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe.

Siç mëson Klan Kosova jozyrtarisht, edhe nga Dogana e Kosovës, vendimi është marrë pak kohë më parë.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar rrëmbimin e 3 policëve kosovarë si një hakmarrje të Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviç, një person me precedentë kriminalë.

Sipas tij, hyrja e forcave serbe në territori ne Kosovës është agresion dhe përpjekje për përshkallëzim të situatës.

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00.