Kërkon masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë refuzon rekursin nga arratia të Suel Çelës

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2023

Kërkon masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë refuzon rekursin nga arratia të Suel Çelës

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin nga arratia të Suel Çelës. Suel Çela nga arratia kërkon masë me të lehtë sigurie se ajo e “arrestit me burg”.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin dhe ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO që vendosi lënien në fuqi më 17 maj të vitit 2022 ku për Çelën caktohet masa e sigursë “arrest me burg”.

Me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni u vendos “mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Kujtojmë që në maj të 2022 Suell Çela është shpallur në kërkim, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nurdin Dumani. Sipas SPAK Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial.SPAK gjithashtu dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës.