Gjyqtarja Shpëtime Pitaku ka rënë pre e grabitjes. Sipas informacioneve paraprake mësohet se banesa e saj është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar.
Para oficerëve të Policisë, Pitaku e cila është gjyqtare pranë Gjykatës së Durrësit, ka deklaruar se hajdutët i kanë vjedhur një shumë prej 2 mijë euro si dhe bizhuteri.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë presim në vijim më tepër detaje.
Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht në vitin 2015 nga ILDKPKI për pastrim parash dhe fshehje e një pasurie me vlerë 1 milionë euro. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ndëshkimin e saj, por gjyqtaren e ka shpëtuar ish-KLD-ja e Ilir Metës.