Bën përshtypje ky fakt: “Non- grata” Sali Berisha, që denoncon çdo politikan, qeveritar, drejtor, krye bashkiak, shef drejtësie, biznesmen e trafikant për hakmarrje e presion ndaj tyre, prej 1 viti e gjysmë nuk ka thënë asnjë fjalë për tonelatat e kokainës të kapur në kontejnerët e “Bana King”.
Nuk ka përmendur në asnjë rast Trifon Muratajn, bosin e trafikimit të kokainës nga Ekuadori nëpërmjet ngarkesave me banane, i cili e ka përdorur Shqipërinë si distributor shpërndarës dhe për në Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi e disa shtete të Ballkanit.
Goja e Sali Berishës është “qepur” për krye trafikantin Trifon Murataj, megjithëse DEA Amerikane e ka shpallur “kampion” të importit të kokainës në Shqipëri e Rajon, duke e cilësuar “grup të strukturuar kriminal”, të lidhur me kupolën politike të çdo ngjyre.
Vetëm në periudhën dhjetor 2021-nëntor 2022, në kontejnerët e “Bana King” janë kapur 2 ton kokainë, por Sali Berisha nuk e paska dëgjuar, megjithëse DEA dhe EUROPOL bënë publik një raport me emër të veçantë për bosin Trifon Murataj dhe kapobandën Ben Qimja.
Është pikërisht Saliu, që nuk lë pa përmendur me emra, mbiemra e biografi në “7 breza”, ata që janë kapur me nga 20-30 rrënjë kanabis nëpër bahçe, madje sajon rrethana e lidhje me gjoja me qeveritarë, shefa policie, deputetë e grupe mafioze.
Po pse nuk thotë asnjë fjalë, për kokainën e kapur në kontejnerët e “Bana King”?
Sipas një informacioni të faktuar që na ka ardhur, Sali Berisha ka 5 arsye të forta që e detyrojnë të hesht:
1. Kryetari i Bordit të kompanisë “Bana King”, Anastas Kriqi, vëllai gruas së krye trafikantit Trifon Murataj, është mik i afërt i familjes “non grata” dhe komisioner i përhershëm zgjedhor i PD në KZAZ Fier e Tiranë.
2. Kompania “ZICO Sh.p.k”, u krijua në muajin tetor 2005 pasi Sali Berisha filloi detyrën si kryeministër, me objekt import-eksport e tregti karburantesh në Shqipëri, “de facto” me pronar kryetarin e PD-Fier, Ferdinand Murataj, drejtor i kompanisë “Albpetrol” dhe kushëri i Trifon Murataj, i cili në vitin 2008, filloi importin e bananeve.
3. Në vitin 2009, aktiviteti trafikimit të kokainës nëpërmjet kompanisë “Bana King”, dirigjohej vetëm nga Agron Kuliçaj, për hyrjet në Durrës të kontejnerëve që silleshin nga Ekudori dhe kalonin kufirin në 5 pika tokësore drejt vendeve fqinje.
4. Në muajin maj 2012, familja “Berisha”, nëpërmjet Agron Kuliçajt, futi në lojë firmën e bananeve “Arbri Garden”, me pronar Arbër Kuliçaj (Çekaj), për të bërë trafikimin me dy linja, por kapja e 613 kg. kokainë të Arbër Kuliçajt më 27 shkurt 2018, i çoi gjurmët te “Bana King” e Trifon Muratajt.
5. Sali Berisha nuk thotë asnjë fjalë për kokainën e “Bana King” dhe as për bosin saj Trifon Murataj, mbasi përveçse “Bana King” ka qenë sponsor i tij në PD e Foltores, miliona Euro nga trafikimi kokainës, ai i pastron te kullat e Bashkim Ulajt.
Madje te kulla e “ABA” e Bashkim Ulajt pranë RTSH, ku Sali Berisha ka zyrën, bosi i “Bana King” Trifon Murataj, qëndron prej 6 muajsh pas shpalljes në kërkim; fakt të cilin e dinë policia e SPAK por nuk e arrestojnë, ndërsa Sali Berisha nuk e denoncon./Pamfleti