Avokati Spartak Ngjela foli mbrëmjen e sotme për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Avokati tha se fakti që ish-kryebashkiaku i Durrësit nuk është arrestuar përpara 14 majit, tregon se drejtësia nuk ka dashur të dëmtonte zgjedhjet.
Vënien në pranga, ai e lexon si një provë që tregon se kryeministri Rama nuk ka ndikim në SPAK.
“E vetmja lidhje që ka këtu, që mund ta detyrojë akuzën që të mos marrë vendimine arrestit për një ish-kryetar bashkie të fuqishëm, në momentet kur bashkia është ajo bashkia e dytë e Shqipërisë, është në zgjedhje dhe ti e fut për korrupsion ish-kryetarin e bashkisë, ka qenë shumë evështirë që të zgjidhej një socialist në Durrës.
Kuptohemi, flasim me konceptin logjik. Dhe ata thonë, po sikur marrë pafajësi ky, do na thonë që e morët, e arrestuat sepse donit që të rrëzohej në zgjedhje bashkia. Jo, kjo është një natyrë normale që e ka drejtësia në opsionin e vet”, theksoi avokati