Plan për të vrarë 3 burra / Marjana Gurakuqi, nyja e një rrjeti mafoz dhe droge sipas Dan Hutrës dhe Vladimir Kurtit. Pse nuk hetohen akuzat e dy killerave?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 05/06/2023

Plan për të vrarë 3 burra / Marjana Gurakuqi, nyja e një rrjeti mafoz dhe droge sipas Dan Hutrës dhe Vladimir Kurtit. Pse nuk hetohen akuzat e dy killerave?

40-vjeçarja Marjana Gurakuqi ishte personi i parë me të cilën “killeri” Dan Hutra nisi serinë e krimeve që tronditën Tiranën më 1 mars 2023, që përfunduan me tre gra të vrara dhe tre të plagosursa.

Dan Hutra shkoi në Astir ditën e ngjarjes, te dyqani i Marjana Gurakuqit, për t’i prerë kokën me thikë. Sipas tij, Marjana Shpëtoi pasi thika nuk iu hap Danit dhe se ndërhyri dikush.

Killeri Dan Hutra nuk donte ta vriste me armë, pasi nuk donte të krijonte zhurmë, sepse kishte planifikuar edhe 4 vrasje të tjera atë ditë në zona të ndryshme të Tiranës.

Dan Hutra ka pohuar se Marjana Gurakuqin e kishte të dashur prej vitesh dhe bashkëpunëtore në trafikun e drogës.

Sipas tij, Marjana i kishte marrë 80 mijë euro borxh, ku i kishte kthyer vetëm 20 mijë euro.

Sipas tij, kur Dan Hutra ishte në burg, Marjana i kishte kërkuar që të vriste burrin e saj, me qëllim për të hequr qage burrin, por edhe për të mbajtur në burg Dan Hutrën, për t’i mbajtur paratë.

Kur Dan Hutra kishte refuzuar, Marjana i kishte thënë se po bënte shaka. Në vijim, Dan Hutra pretendon se Marjana Gurakuqi kishte nisur të fliste me shokun e qelisë së Danit, Vladimir Kurti, të cilit Dani i vrau më pas motrën që ishte shtatzënë.

Marjana dhe Kurti, sipas tij, kishin tentuar ta helmonin me byrek në burg. Këtë herë Dan Hutra pretendon se Marjana kishte një arsye më shumë për ta helmuar, pasi kishte frikë se Dani do t’i tregonte burrit të saj se kishte porositur për t’a hequr qafet.

Ndërkaq, Marjana ka pohuar për emsionin “Pa Gjurmë” se nuk e njeh Dan Hutrën.

Ajo ka mohuar edhe akuzat për borxhe dhe tentativën për ta helmuar në burg duke shfrytëzuar Vladimir Kurtin.

Por qëndrimi i Marjana Gurakuqit duket se është një mashtrim. Nëse ajo nuk njihej me Dan Hutrën, pse Hutra shkoi për t’a vrarë? Hutra është një kriminel gjakëftohtë dhe ka një mendje kriminale, por nuk rezulton një i sëmurë mendor që vret njerëz që nuk i njeh.

Së dyti, Marjana Gurakuqi nuk e denoncoi plagosjen në polici. Ishin mjekët e Spitalit të Traumës që njoftuan policinë.

Pse Marjana nuk njoftoi policinë për plagosjen? Çfarë kishte frikë se do të zbulojë?

Dan Hutra ka pohuar më vonë në një rrëfim për gazetarin Spartak Koka, Marjana nuk e ka njoftuar policinë pasi kishte frikë se do të zbulohej lidhja e saj me Dan Hutrën dhe aktiviteti në trafikun e drogës.

Madje Hutra e kërcënoi nga burgu Marjana Gurakuqin që t’i kthejë 60 mijë eurot ose ndryshe do të flasë për rrjetin e trafikut të drogës.

Gazetari Spartak Koka ka marrë edhe versionin e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Meritës në prani të djalit 6-vjeçar.

Vladimir Kurti ka mohuar që të ketë bashkëpunuar me Marjana Gurakuqin për të vrarë Dan Hutrën. Sipa Kurtit, Marjana Gurakuqi ka futur Dan Hutrën për të vrarë atë. Sipas tij, kur Dan Hutra nuk arriti ta vriste, i vrau motrën kur doli nga burgu.

Sipas tij, komunikimet e pretenduara me Marjanën mund të verifikohen pasi në burg çdo gjë përgjohet. Janë dy persona që akuzojnë Marjana Gurakuqin për planifikim dhe tentativë për tre vrasje, aktivitet kriminal, trafik droge etj.