Tentuan të vjedhin me dhunë një biznes, policia në kërkim të katër personave

Aktualitet

Publikuar: 04/06/2023

Tentuan të vjedhin me dhunë një biznes, policia në kërkim të katër personave

Katër persona, ende të paidentifikuar, janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ata kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.