Arrestohet / Kush është Vladimir Topi që korruptoi Joana Duron e shëndetësisë dhe lidhja me Aida Gjonin. Mori 260 tendera. A ka paguar edhe për këto?

Kryesore

Publikuar: 04/06/2023

Arrestohet / Kush është Vladimir Topi që korruptoi Joana Duron e shëndetësisë dhe lidhja me Aida Gjonin. Mori 260 tendera. A ka paguar edhe për këto?

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, së bashku me një tjetër punonjëse të Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto, pasi kishin marrë 330 mijë lekë për një tender supervizimi me vlerë 800 mijë lekë.

Sipas SPAK tenderin e ka fituar kompania
DRICONS, me nipt L52013020H, themeluar në vitin 2015, me objekt studim, projektim, mbikqyrje, kolaudim, konsulence per ndertim e zbatim te veprave ndertimore publike dhe private etj.

Administrator dhe pronar me 100 % të aksioneve të kësaj kompanie është Vladimir Topi, i cili dyshihet se ka korruptuar zyrtaren e shëndetësisë, madje duke arritur që t’i çojë paratë në zyrë, gati sagjysma e fondit limit.

Vladimir Topi është arrestuar me urdhër rë SPAK-ut. Sipas dosjes, Topi i ka dhënë paratë inxhinierit të tij, i cili ka kontaktuar Laura Sheton. Kjo e fundit ishte sekserja e Joana Duros.

Edhe pse vlera e tenderave për supervizim është modeste, ky proces është shumë i rëndësishëm pasi kompania e supervizimit, zakonisht certifikon vjedhjen e kompanisë me cilësinë e punimeve në raport me parashikimet në kontratë.

Kompanitë e supervizimit, mbikqyrjes së punimeve, zakonisht kanë lidhje korruptive me kompanitë që zbatojnë kontratën, pra që kanë fituar tenderin për punën apo shërbimin e kërkuar nga institucioni publik.

Ato ndajnë paratë bashkë sipas vlerës së kontratës, nivelit të vjedhjes dhe roleve në skemën e vjedhjes. KLSH ka konstatuar me mijëra raste të tilla, të mashtrimit me zbatimin e kontratave.

Kompania DRICONS, me nipt L52013020H, ka marrë edhe 260 tendera të tjerë, për supervizim dhe objekte të tjera. A i ka ‘fituar’ Vladimir Topi të gjithë tenderat, siç mori tenderin për supervizim për rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës?

Për këtë do të nevoitej një hetim i thelluar nga SPAK për çdo tender, punimet që ka mbikqyrur etj.

Ende nuk dihet nëse Vladimir Topi është një pronar real i kompanisë apo dikush tjetër, me lidhjet e duhura, fshihet pas tij.

Deri në mars të vitit 2022, rezulaton që pronare me 50 % të kompanisë DRICONS ka qenë Aida Gjoni.