Megjithatë, akuzat ndaj këtij institucioni kanë qenë të shpeshta. Rasti i fundit ishte kallëzimi penal që bëri në SPAK, Kontrolli i Lartë i Shtetit për 10 zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë për koncesionin të laboratorëve të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes, si dhe për tenderin e blerjes së monitorëve për pacientët me Covid.
Gjithsesi, rasti për të cilët akuzohet sekretarja e përgjithshme, Joana Duro pritet ende të konfirmohet nga SPAK.