Goditi me grusht Berishën në protestën e 6 dhjetorit, Gerti Shehu rezulton me probleme të shëndetit mendor! Prokuroria kërkon shtrim në psikiatri

Aktualitet

Publikuar: 28/05/2023

Goditi me grusht Berishën në protestën e 6 dhjetorit, Gerti Shehu rezulton me probleme të shëndetit mendor! Prokuroria kërkon shtrim në psikiatri

Pothuajse 6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u qëllua me grusht ish kryeministri Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit. Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, (në të njëjtën ditë që u mbajt edhe samiti i liderëve të BE-së në Tiranë), e goditi me grusht në fytyrë.

Sipas burimeve të gazetares së Report Tv, Keti Banushi, pas ekspertizës Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, agresori i Berishës rezulton ‘jo i qëndrueshëm mendërisht’.