Policia çmonton barrikadat e vendosura nga serbët para Komunës, jashtë dëgjohen sërish të shtëna me armë

Rajon

Publikuar: 26/05/2023

Policia çmonton barrikadat e vendosura nga serbët para Komunës, jashtë dëgjohen sërish të shtëna me armë

Policia e Kosovës ka filluar t’i largojë barrikadat që janë vendosur sot në Komunën e Leposaviqit nga serbët.

Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur një kamion-barrikadë, që ishte vendosur në rrugë.

Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Komunës së Leposaviçit në zyrë, aty është vendosur me pas edhe flamuri i Kosovës. Pasi kryetari është futur në zyrë, pranë objektit të Komunës janë dëgjuar sërish të shtëna me kallashnikov.