Shpërthen zjarri në ambientet e SHISH në Elbasan

Aktualitet

Publikuar: 25/05/2023

Shpërthen zjarri në ambientet e SHISH në Elbasan

Një vatër zjarri ka shpërthyer në ambientet e Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan.

Nga godina e SHISH është parë të dalë një shtullungë e madhe tymi, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit.

Forca të policisë si dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.

Situata raportohet se është vendosur nën kontroll, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për dëme.