Makina e avokatit Adriatik Lapaj është përfshirë nga flakët.
Ai po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet kur makina në lëvizje shpërtheu në flakë.
Si pasojë e zjarrit raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se ra si pasojë e një defekti në mjet.
“Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua”, ka reaguar Lapaj.
Njoftimi i policisë:
Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit