Arben Ahmetaj udhëtime dhe harbim në hotele me Lirim Fezollarin që i dha pronat publike ku ngriti biznesin Latitude dhe një qendër tregtare

Krim & Korrupsion

Publikuar: 23/05/2023

Arben Ahmetaj udhëtime dhe harbim në hotele me Lirim Fezollarin që i dha pronat publike ku ngriti biznesin Latitude dhe një qendër tregtare

Skema përsëritet. Atë që bëri me inceneratorët, ku mori një vilë si dhe para për udhëtime dhe pushime nga Klodian Zoto, Arben Ahmetaj dyshohet nga SPAK se ka aplikuar edhe me biznesmenin Lirim Fezollarin, të cilit i fali dy prona shtetërore në Tiranë, te Unaza e Madhe dhe 5 Maji.

Prapaskena mëson se hetuesit kanë kontakte dhe një raport korruptiv mes Arben Ahmetajt dhe Fezollarit, të cilët kanë grabitur pronën publike, duke ngritur biznese private.

Konkretisht Ahmetaj dhe biznesmeni Lirim Fezollari kanë udhëtuar disa herë bashkë jashtë vendit.

Ministri dhe biznesmeni dyshohet se kanë frekuentuar bashkë hotele luksoze me 5 yje, ndërsa kanë finalizuar pazarin e tjetërsimit të pasurisë publike.