Prapaskena

Pa kategori

“Turpi s’paska kufij”, shkatërroi çantën 30 mijë euro, Fisnik Syla thumbon Fjolla Morinën: Vetëm njëherë në jetë ka patur rastin të blejë diçka të tillë

Publikuar: 17/05/2023

Fjolla Morina u bë virale në rrjet pasi shkatërronte gjëra luksoze në garderobën e saj. Në mesin e sendeve personale, ishin dhe çanta me vlerë 30 mijë si ajo “Hermes”.

Në lidhje  me këtë veprim të saj, ka reaguar ish-partneri i këngëtares Fisnik Syla, i cili e ka quajtur të turpshëm e të shëmtuar gjestin e saj.

“Shumë gjest i turpshëm dhe i shëmtuar. Ani pse i përbuz, se ja kam blerë unë. Po ka pasur rastin e vetëm një herë në jetën e saj që të bëjë diçka të mirë, që ti shet dhe ato para ti dhurojë për bamirësi.

Çanta që e gjuante, në vlerë 30,000 euro dhe shumë gjëra të tjera. Turpi nuk paska kufi”, ka shkruar ai  në një postim në Instastory.



Më të lexuarat