‘Thika në zemër ishte fatale’/ Del FOTO e 15-vjeçarit që u vra në Gramsh!

Aktualitet

Publikuar: 17/05/2023

‘Thika në zemër ishte fatale’/ Del FOTO e 15-vjeçarit që u vra në Gramsh!

Del foto e 15-vjeçarit, Fation Bicit i cili u vra me thikë një ditë më parë në Gramsh, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa adoleshentëve të tjerë, kushëriri i tij M.Liçi mbeti i plagosur.

Ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e djeshme qytetin e Gramshit, ku pas një konflikti që kishte nisur në rrjetet sociale, një grup adoleshentësh u përleshën me thika.

Si ndodhi ngjarja?

Kushëriri i tij M.Liçi, nxënës shkollës 9-vjecare “Asllan Shahini” ishte përfshirë disa ditë më parë në një konflikt në rrjetet sociale me një grup adoleshentësh nga fshati Drizë i Gramshit.

Ditën e djeshme autori i krimit bashkë me 3 shokët e tij shkuan në qytet në lagjen e njohur si 85-sa dhe sulmuan me thikë e doreza M.Liçin dhe kushëriri i tij Fatjon Bici u fut për t’i ndarë, por gjeti vdekjen.