Votoi në Surrel, Rama jep mesazhin për KQZ: Uroj që mos të kenë penguar votimet, problemet me aparaturat të mos dekurajojnë zgjedhësit

Politikë

Publikuar: 14/05/2023

Votoi në Surrel, Rama jep mesazhin për KQZ: Uroj që mos të kenë penguar votimet, problemet me aparaturat të mos dekurajojnë zgjedhësit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të marrin pjesë në zgjedhje. Në prononcimin për mediat, pasi votoi në shkollën ‘Ymer Lala’, Rama tha se problemet me pajisjet nuk duhet të dekurajojnë zgjedhësit. Ai shtoi ndër të tjera se të jgithë ata që janë larguar duhet të rikthehen sërish e të shprehin vullnetin e tyre para kutive të votimit.

“Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e KQZ-së të mos ketë ndikuar në votim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti i tyre të vendoset i plotë për të gjithë kandidatit,”- tha Rama ndër të tjera.