Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashit, i cili tha se lajmet për dështim të identifikimit elektronik janë një dështim.
Ministrja Bora Muzhaqi, u shpreh se në asnjë moment Celibashi nuk kërkoi ndjesë për problematikat e krijuara me pajisjet elektronike ku iu pezullua e drejta e votimit shumë qytetarëve.
Buzhaqi tha se dështimi i identifikimit elektronik në 502 qendra votimi, meriton një analizë më pas, duke paraljmëruar kështu masa ndaj Celibashit.
Kreu i KQZ mund të shkarkohet nga detyra, por Celibashi rrezikon të procedohet për shpërdorim detyre.
“Nuk dëgjuam ndjesën e tij drejtuar mijëra zgjedhësve pasi pajisjet nuk funksionuam. Kjo meriton një analizë të veçantë pas zgjedhjeve, pasi qeveria e ka financuar. Nuk ka si të mos na vijë tmerrësisht keq kur u penguan mijëra zgjedhës për disa orë duke i mbajtur në pritje e duke i detyruar të largoheshin. I lutem qytetarëve të rikthehen e të kryejnë detyrën si qytetarë. I bëjmë apel të gjithë qytetarëve të votojnë në orët në vijim. Kushdo prej nesh që voton,voton edhe për ata që nuk mund, thirrja e PS-së është votoni”, tha Muzhaqi.