KAVAJË- Edhe 2 ditë na ndajnë nga dita e votimeve për zgjedhjet lokale të 14 majit. Partia Demokratike, dega Kavajë, ka nxjerrë një video të një 15-vjeçari që qarkullonte me mjetet e Partisë Socialiste. Madje në video njëri e ka pranuar duke dhënë edhe emrin e personit që i kishte lënë mjetin në përdorim. Sipas PD-së, të gjithë lëvizin të pashqetësuar pasi Policia e shtetit kishte marrë urdhër që të mos i ndalonte. Por jo vetëm kaq. PD pretendon se në qytet kanë mbërritur edhe persona që qarkullojnë me mjete me targa të huaja dhe me xhama të zinj, që janë të angazhuar në fushatë.
“Me dhjetra makina me xhama te zinj dhe targa te huaja qarkullojne ne qytetin e Kavajes prej ditesh tashme dhe Policia nuk ndalon askend prej tyre, pasi urdheri i patronazhisteve me uniforme eshte i prere: Te mos ndalohet asnje makine e PS! Kerkojme menjehere reagimin e autoriteteve per te gjithe situaten e krijuar ne Kavaje me urdher te kryebashkiakut ne ikje Redjan Krali dhe Policia e shtetit te zbatoje detyrat e saj ligjore e jo politike. Kriminelet me xhama te zinj nuk do ndryshojne kurre vullnetin e Kavajes per te çmontuar banden ne pushtet dhe policine e krimit te vene ne sherbim te partise. Do t’ju demaskojme emer per emer dhe fytyre per fytyre. 14 maji, eshte fundi juaj!,”-shkruhet në denoncimin e PD.