Reperi Noizy dhe modelja Jori Delli janë sot në praninë e njëri-tjetrit në mes të detit.
Ka qenë modelja ajo që fillimisht ka postuar një foto në Instastory duke treguar jahtin dhe detin. Më pas Noizy ka postuar një foto të saj.
Kjo ndërkohë ka ngritur shumë pikëpyetje se çfarë i bëri ata bashkë? Nëse do flisnim për një romancë shanset janë sepse të dy kanë thënë se nuk janë në një lidhje.
Më parë Noizy ka daklaruar se ka fjetur me disa këngëtare, deklarata që kanë shkaktuar sherre dhe përleshje.
Në vitin 2016, i ftuar në “6 ditë me Ermalin”, reperi Noizy ka zbuluar shumë nga jeta e tij. Në lojën e bërë nga Ermali, Noizy është detyruar të tregojë se me cilat femra nga bota e showbiz-it ka fjetur.
Ideja e lojës ishte që në ekran shfaqeshin disa fotografi të femrave të estradës dhe nëse Noizy kishte fjetur me personin që shfaqej në fotografi, duhej të pinte gotën me alkool, nëse nuk kishte fjetur me të duhet të pinte gotën me qitro (një lloj fruti i hidhur).
Në ekran u shfaqën fotografitë e Enca, Adelina Berisha, Çiljeta, Rozana Radi, Adelina Tahiri, Dafina Zeqiri, Tuna, Luana, Marina, Ilda Bejleri, Kallashi etj.
Kur u shfaqën fotografitë e Adelina Tahirit dhe Tunës, Noizy piu gotën me alkool, që do të thotë se ai kishte fjetur me ato.