Sherr me armë mes të rinjve në Lezhë, një i plagosur

Aktualitet

Publikuar: 09/05/2023

Sherr me armë mes të rinjve në Lezhë, një i plagosur

Sherr me armë mes të rinjve në Lezhë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në lagjën “Besëlidhja”.

Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Për për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Por nuk dihen detaje lidhur me identitetin dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, edhe pse paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave.