Belo tregon dëftesat, rezultate të larta në këngë dhe dajre
Belind Këlliçi, kandidati i dyshes Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, i është rikthyer sot çështjes së mos diplomimit të tij në shkollë të mesme.
I ftuar në televizionin e familjes Berisha, Belo tregoi dëftesat që nga klasa e parë.
Bie në sy rezultatet e larta të Belos në këngë dhe dajre.
“Urdhëro. Për kuriozitet kam gjetur edhe semestrin e parë të klasës së parë! Urdhëro! Për ata që kanë merak. Të lutem, mund ta shohësh: Abetare shumë mirë, Matematikë, Edukatë, Vizatim, Këngë…‘, tha Belo.
Edhe nëse Belo dështon në politikë, ai mund t’i futet muzikës.