SPAK po verifikon pasuritë e Festim Qolit, ku pritet edhe kërkesa për sekuestrim.
Sipas SPAK, Festim Qoli vrau fillimisht Ervis Dedajn, për t’i marrë pasurinë, pasi Dedaj për shkak të aktivitetit të paligjshëm në Holandë, kishte krijuar një pasuri me vlerë miliona euro, në emrin e të afërmve.
Fatmira Dedaj kërkonte drejtësi në Prokurorinë e Durrësit dhe akuzonte Festim Qolin për vrasjen e të birit. Qoli dhe Elvisin kishin disa pasuri të përbashkëta, përfshirë edhe një karburant.
Kjo gjë e shqetësonte Festen, edhe pse kishte paguar 250 mijë euro, për të pezulluar dosjen. Kështu një ditë Festim Qoli i kërkon Nuredin Dumanit të vrasë Fatmira Dedën për 40 mijë euro.
Dumani i jep 35 mijë euro Talo Çelës për të vrarë Fatmira Dedën. Talo kryen krimin në mënyrë makabre. Krimet janë kryer për një arsye: Marrjen e pasurive Elvis Dedajt.
U merr kaburantin
Para vrasjes së nënë e bir, Festim Qoli rezultonte bashkëpronar me Fatmira Dedajn në biznesin e tregtimit të karburanteve në Durrës. Qoli kishte 49 % të pikës së karburantit, ndërsa Fatmira Dedaj, e cila mbulonte të birin, kishte 51 %.
Qoli u bë pronar me 100 % i karburantit pas vrasjes së nënë e bir. Ka një kontratë mes Festim Qolit dhe vajzës së Fatmira Dedës. Kjo e fundit i jep aksionet tek kaburanti vrasësit të mamasë dhe vëllai.
Por ka dyshime që kontrata ose është bërë nën terror psikologjik ose është falsifikuar.
Por, në dosjen e prokurorisë, thuhet se Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit.
Lokal në Tiranë dhe mjet lundrues
Hetuesit e BKH-së kanë identifikuar një lokal në emrin e Festim Qolit në Tiranë. Gjithashtu kanë konstatuar një mjet lundrues. Janë duke u verifikuar pasuri të tjera që mund t’i ketë fshehur në emrin e njerëzve të afërt.
Bar Spiranca
Nuredin Dumani, në dëshminë e tij, thekson se Festim Qoli, kishte shumë pasuri të regjistruar në emra të tjerë, duke përfshirë edhe një godinë trekatëshe në zonën e njohur si Nishtulla, ku përfshihej Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash.
Këtë pasuri e ka kaluar në emrin e tij.
Hoteli Alvin Comfort
Një tjetër pasuri, e cila dyshohet se ka qenë e Ervis Dedajt, por që është tjetërsuar, është hotel Alvin Comfort në Golem, aty ku ka pasuri të tjera, Elvis Dedaj.
Hoteli rezulton në pronësi të shtetasit Bledar Gjini. Burime për Prapaskenën thanë se kjo pasuri ka qenë e Ervis Dedajt dhe nuk dihet se si ka përfunduar në duart e Bledar Gjinit.
Pasuri të tjera, i implikuar edhe daja i Elvis Dedajt
Sipas burimeve, Elvis Dedaj kishte një pasuri me vlerë miliona euro, si hotele, apartamente në resorte në Golem, prona në zonën e Durrësit, kompani të ndryshme, karburante, vila etj., si dhe miliona euro cash.
Të gjitha këto prona janë ndarë dhe tjetërsuar. Në këtë operacion kriminal, Festim Qoli dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me dajën e Elvis Dedes së vrarë, pra me vëllanë e Fatmira Dedajt. Daja ka përfituar një pjesë të pasurisë.
SPAK duhet të marrë në pyetje motrën e Elvis Dedajt, e cila ndodhet jashtë vendit. Ajo mund të japë informacione të vlefshme për pasuritë që i janë grabitur Elvis Dedajt.
Motra e Dedajt duhet të merret edhe në mbrojtje, pasi mafia dhe krimi mund të tentojnë ra heqin qafet ashtu siç veprian me vëllanë dhe nënën e saj.