Një person i armatosur ka qëlluar dhe ka vrarë tetë persona në një qendër tregtare në veri të Dallas, Teksas.
Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare Allen Premium Outlets pasi dëshmitarët okularë përshkruanin një burrë që qëllonte pa dallim drejt kalimtarëve. Policia kur ka rritur në vendgjarje ka vrarë autorin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se e disa nga viktimat janë fëmijë. Të paktën shtatë persona po trajtohen në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Mosha e viktimave varion nga 5 deri në 51 vjeç, sipas një zëdhënësi të spitalit.
Presidenti Joe Biden denoncoi të dielën “aktet e pakuptimta të dhunës” dhe urdhëroi që flamujt amerikanë të valëviten në gjysmështizë në ndërtesat federale, postet ushtarake dhe ambasadat amerikane deri në perëndim të diellit të enjten.