Policia e Kavajës ka identifikuar nënën që ditën e djeshme braktisi foshnjën e saj në plazhin e Golemit. Autoritet zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen D.S., 22 vjeçe.
Në lidhje me këtë shtetase janë referuar materialet në Prokurori dhe Policia njofton se po punojnë për kapjen e saj.
Foshnja u gjet nga një qyetar, i cili e dërgoi më pas në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.