‘Hotel Arka’ e Elvis Sulës, bashkëshorti i Xhemi Shehut, do mirëpresë sot me një festë madhështore stafin e Big Brother VIP të transmetuar në Top Channel.
Big Brother VIP u finalizua mbrëmjen e djeshme pas plot 136 ditësh me fitoren e këngëtarit Luiz Ejlli.
Ata do festojnë sot në restorantin Arka Rooftop tek Kodra e Diellit 2 në Tiranë.
Arka ka si motiv shpendët dhe kafshët, për të të sjellë ndërmend fabulës e Arkës së Noas, dhe ndoshta edhe një histori pastrimi parash, pasi për dy vite, Elvis dhe Xhemi Sula, me kompaninë Vibia me 100 lekë kapital, ka ndërtuar disa restorante me vlerë miliona euro.