Vdes 52-vjeçari në burgun e Fierit!

Aktualitet

Publikuar: 04/05/2023

Vdes 52-vjeçari në burgun e Fierit!

Një 52-vjeçar ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Fierit. Personi, (identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur), i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, shfaqu shqetësime dhe komplikacione shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e burgut, e shkak dyshohet se ka qenë një infarkt.

Ishte shoku i dhomës ai i cili konstatoi problemin shëndetësor e më pas njoftoi autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital. 52-vjecari mbërriti pa shenja jete ne spitalin e Fierit.

Reagimi i drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve :

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.05.2023, rreth orës 04:00 në Spitalin Rajonal Fier ka ndërruar jetë shtetasi Simon Hashim Toska, i datëlindjes 15.04.1972, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” të parashikuara nga neni,(283/2) i Kodit Penale.

– Shtetasi Simon Hashim Toska, i datëlindjes është pranuar në IEVP Fier me masë sigurie arrest me burgim, me datë 13.08.2021 dhe pas vizitës shëndetësore është pajisur me kartele klinike numër 4253

– Që në momentin e pranimit ky shtetas është konsultuar me mjekët e institucionit, ku nuk ka referuar për ankesa klinike akute. Gjatë qëndrimit në institucion ky shtetas nuk ka paraqitur ankesa klinike dhe nuk ka marr trajtim me medikamente për patologji kronike.

– Me datë 03.05.2023, rreth orës 12:00 shtetasi SimonToska ka referuar për lodhje dhe dobësi trupore. Presioni arterial 100/70 mm Hg, pulsi arterial në normë. Në këto kushte iu vendos një perfuzion, ku më pas referoi që ndjehej mire dhe në gjendje të stabilizuar, nuk referoi për ankesa klinike.

– Më dtatë 04.05.2023 në oren 03:25 gjatë patrullimit në sektor punonjesi i policise me sherbim njofton në radio punonjësit e shërbimit shëndetësor në detyrë, se i paraburgosuri Simon Toska ka probleme me frymëmarrjen. Pas njoftimit rreth orës 03:30 infermierët e shërbimit së bashku me grupin e sigurisë shkojnë në dhomën e shtetasit Simon Toska, në godinën e paraburgimit. Ky shtetas ka referuar për probleme, vështirësi në frymëmarrje, presioni arterial 90/60 mm Hg. Mënjëherë i është dhënë ndihma e parë shëndetësore, i është aplikuar medikamenti (1 ampul) prednizolon dhe është rekomanduar të dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

– Në orën 03:34 ky shtetas është nisur për në urgjencën e Spitalit Fier, ku edhe gjatë rrugës është asistuar me masazh kardiak. Në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, i është dhënë ndihma mjekësore (goditja me kardio- version), në EKG konstatohet asistoli. Me gjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë këtij shtetasi, mjekët e Spitalit Fier konkluduan se, shtetasi Simon Toska ka bërë exitus letalis (vdekje).