Kremlini akuza Kievit: Tentuan t’i bëjnë ATENTAT me dron presidentit Vladimir Putin

Botë

Publikuar: 03/05/2023

Kremlini akuza Kievit: Tentuan t’i bëjnë ATENTAT me dron presidentit Vladimir Putin

Rusia thotë se ka rrëzuar dy dronë që synonin të godisnin Kremlinin mbrëmjen e djeshme dhe akuzoi Ukrainën për përpjekje për të vrarë presidentin Vladimir Putin.

Kremlini tha se dronët u çaktivizuan nga shërbimet speciale duke përdorur asetet elektronike të radarit. Putin nuk ishte në Kremlin në atë kohë, bëri me dije zëdhënësi i tij Dmitry Peskov, i cili shtoi se nuk kishte dëme në ndërtesa.

Në një deklaratë zyrtare, Kremlini tha: “Mbrëmë, regjimi i Kievit u përpoq të kryente një goditje në rezidencën e Kremlinit të Presidentit të Federatës Ruse me mjete ajrore pa pilot”.

Kremlini e konsideroi si një “akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit dhe Rusia “rezervon të drejtën për të marrë masa hakmarrëse kudo dhe kurdo që gjykohet e nevojshme”.

Gjithashtu Kremlini vuri në dukje gjithashtu se incidenti kishte ndodhur pak përpara paradës së Ditës së Fitores së Rusisë më 9 maj, në të cilën pritej të merrnin pjesë personalitete të huaja. Ndërsa Ukraina nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje.