Fushata elektorale ka sjellë viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. Një i sëmurë ka ndërruar jetë si pasoj e neglizhencës së dyshuar dhe mjekimit të pakujdesshëm, pasi drejtoresha e spitalit Matilda Plaku dhe stafi i saj nuk ishin në punë dhe shërbim.
Ata ishin në fushatë me Kreshnik Hajdarin dhe Çuçin. Madje drejtoresha prej 3 javësh është angazhuar në fushatë, duke mos u paraqitur në punë. Mungesa e stafit dyshohet se ka sjellë vdekjen e të ndjerit 69 vjeçar, Raman Marra nga fshati Kozare e Kuçovës.
Marra, i cili vuante prej vitesh nga probleme në mushkëri, kishte shkuar për të bërë një gjilpërë në ambulancën e fshatit pasi ndihej keq.
Ai ka shkuar në Qendrën Shëndetësore Kozare rreth orës 11:15 minuta të mesditës së të Shtunës, në datën 1 Maj.
Pasi ka bërë një gjilpërë ka filluar të nndihetedhe më keq, të rrahurat e zemrës i janë shtuar dhe për shkak se po rrezikonte një arrest kardiak ai është transportuar nga djali i tij në Spitalin e Kuçovës.
Raman Mara mbërriti rreth orës 12:00 në Spitalin e Kuçovës. Në Repartin e Urgjencës nuk kishte asnjë mjek apo infermier që të kujdesej për të.
Ka qënë vetë djali i viktimës, Eduart Mara, ai që ka deklaruar se gjilpëra që mjeku i Qendrës Shëndetësore Kozare Arun Toska i ka bërë babait të tij, i bëri menjëherë reaksion.
Ai ka pohuar gjithashtu se babai i tij ka qëndruar 20 minuta pa e prekur askush në Spitalin e Kuçovës.
Më vonë bërriti mjeku Viktor Kote, i cili e ka nisur me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, për ta zhvendosur pêrgjegjësinë e Spitalit të Kuçovës.
Shëtitja “pa sens” dhe në gjendje të rënduar e 69-vjeçarit i mori atij jetën brenda ambulancës që po e transportonte në Spitalin e Beratit.
Raman Mara vdiq brenda ambulancës dhe në Spitalin e Beratit mbërriti pa shenja jete rreth orës 13:30 minuta.
Për këtë arsye mjekët e transportuan në Repartin e Morgut për shkak se shkaqet e vdekjes së tij ishin të paqarta, por edhe këtu ka ndërhyrë mjeku Viktor Kote, që ka firmosur se vdekja ishte natyrale dhe ka urdhëruar marrjen e trupit të viktimës nga familjarët.
Skandali vijon më tej pasi mjeku, jo vetëm që kërkonte me çdo kusht që vdekja të mbulohej shpesht e shpejt, por duhet të justifikonte edhe neglizhencën totale të kolegëve të tij, që për shkak të pjesëmarrjes së tyre në fushatën elektoralë të Kreshnik Hajdarit, kishin braktisur të gjitha pavionet e Spitalit të Kuçovës.
Frika e nisjes së hetimeve bëri që kjo vdekje të mos raportohej nga mjeku Kote as në polici dhe as në prokurori dhe viktima u varros në orën 14:00 të së djelës në varrezat e fshatit Ferras në Kozare, ku jeton familja Mara.
Për shërbimin funeral u kujdes posaçërisht Harun Toska, me të cilin bashkëpunon ky mjek, që mbuloi skandalin e kësaj vdekjeje të dyshimtë.
Sigurisht që në fshehjen e të vërtetës së vdekjes së Ramanit ka gisht edhe drejtoresha e Spitalit të Kuçovës Matilda Plaku, që sipas burimeve brenda spitalit, kishte 3 javë që nuk shkonte në zyrë për shkak të nagazhimeve të saj elektorale.
Pas kësaj vdekjeje misterioze menjëherë lindin shumë pyetje.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë vdekje?
Kush duhet të japë llogari për faktin se viktima u la pa shërbim mjekësor për minuta të tëra në Spitalin e Kuçovës?
Pse drejtoresha Matilda Plaku detyroi mjekun të largonte kufoma nga morgu i Beratit?
Pse i duhej Plakut varrosja e menjëhershme e trupit të 69-vjeçarit, pa u plotësuar ende skeda e tij e vdekjes?
Pse nuk u njoftua as policia dhe as prokuroria?