Urdhëri i oligarkëve / Si e hoqi nga Facebook Ermal Dredha “betimin” se nuk do japë leje për kulla e resorte

Kryesore

Publikuar: 25/04/2023

Urdhëri i oligarkëve / Si e hoqi nga Facebook Ermal Dredha “betimin” se nuk do japë leje për kulla e resorte

Në Vlorë po qeshin me premtimin e kandidatit të PS, Ermal Dredha, i cili po “betohet”, se pas 14 majit kur të bëhet kryetar, do ta ndalojë betonizimin e Vlorës, bregdetit e zonave turistike, duke mos dhënë leje për kulla, resorte e blloqe pallatesh e plazhet do jenë publike, por shefat e urdhëruan ta hiqte nga “FB”.

Premtimi i tij është bërë modë “karremi” për vota në 25 vitet e fundit, mbasi edhe Dritan Leli para 8 vitesh u “betua” se do t’i jepte fund betonizimit të Shpëtim Gjikës e do çlironte plazhet, por e shtoi më shumë se ai, sepse për pallate, kulla, resorte e zaptim plazhi u emërua krye bashkiak nga Rama, Ruçi, Gjikuria, Fusha, Ulaj etj.

Vlonjatët e dinë, që edhe Ermal Dredha do ta dredh sapo të ulet në kolltuk, sepse lista me tokat, trojet dhe plazhet e mbetur që do grabiten në Vlorë, Orikum, Nartë, Zvërnec, Novoselë, Pishë Poro e Karaburun, i janë dhënë nga bosët e pushtetit para se të caktohej kandidat, shoqëruar me listën emërore, zonat dhe sipërfaqet e atyre që do t’i marrin falas e do ndërtojnë.

Bosi i parë në listë është Sinan Idrizi i Charterit, njohur si armik i Dritan Lelit dhe mik e sekser i Edi Ramës; i cili nëpërmjet ndërtimeve në Vlorë, do pastrojë miliardat e mafiozëve turq dhe do fitojë për vete e do shlyejë afro 100 milionë Euro borxhe bankash, fajdesh e kokaine që ka nga Turqia, Rusia, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Dubai, Siria e deri në Serbi.

Po kështu, në listë janë klientët e vjetër e të rinj të Bablokut dhe familja e krushkut Gramoz Ruçi, që përveçse ka 110 mijë m2 toka e troje në Vlorë, do rrëmbejë të tjera e leje ndërtimi; ndërsa kandidati Dredha e vëllai tij dhëndër i Ruçit, zotërojnë shumë troje e toka në Vlorë e periferi, grabitur nga babai Neki Dredha në vitet 1998-2000 kur ishte krye bashkiak i Vlorës.

Prandaj vlonjatët e kanë kaluar me humor “betimin” e tij, mbasi e dinë që të birin e Neki Dredhës, Edi Rama, krushku Gramoz Ruçi e mafiozi Sinan Idrizi i Charter-it të Bablokut, nuk e sollën nga Dubai për mendje.

Por e sollën dhe e kandiduan në Vlorë, vetëm për të firmosur grabitje tokash, trojesh, plazhesh të mbetur, leje kullash, resortesh e vjedhje me tenderë, siç bëri i ati që dënua me burg të konvertuar në 8 milionë lekë, por dhe krye bashkiakët Niko Veizaj, Shpëtim Gjika e Dritan Leli./Pamfleti

Ermal Dredha, kandidati i krimit dhe i oligarkëve për Vlorën, babai i dënuar si mafie pronash, lidhja me çunat e Dubait, sheikët, Gjinushin dhe Ruçin, pse e la që punën 8 mijë USD për rrogën 1 mijë USD