Ilir Meta hedh Leshkon në fushatë, çanta me para dhe takime pas mesnate me njerëz të krimit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 25/04/2023

Ilir Meta hedh Leshkon në fushatë, çanta me para dhe takime pas mesnate me njerëz të krimit

Ilir Meta ka angazhuar në fushatën zgjedhore një nga ish drejtorët simbol të LSI-së për abuzime. Bëhet fjalë për Petrit Sulajn, ish-drejtori i Aviacionit Civil dhe ANTA, sot Albcontrol.

I njohur si ‘Leshkoja‘, Petrit Sulaj është ndër ish drejtorët e pakët të LSI-së që vijon t’i shkojë pas Ilir Metës dhe që është angazhuar në fushatën zgjedhore.

Me porosi dhe për llogari të Metës, Leshkoja kontakton dhe mbledh rreth vetes ish të dënuar për vepra të rënda penale, personazhe me precedentë penalë dhe hajdutë votash, duke ia prezantuar më pas Metës.

Leshkoja kontakton personazhe edhe në kampin kundërshtar duke u bërë oferta dhe duke u kërkuar të takojnë Metën.

Nga ana tjetër Ilir Meta vijon takimet me eksponentë të krimit, kryesisht nëpër skuta dhe pas mesnate.

Meta frekuenton çdo natë zonën e Saukut, ku takohet dhe mbledh ish burgaxhinj për të blerë vota për Partinë e Lirisë.

Me nisjen e fushatës, Meta qëndron me ish burgaxhinj deri në orët e para të mëngjesit.

Njërzit e krimit dhe Leshkoja, marrin natën porosi nga Meta, ndërsa ditën hidhen në terren për t’i zbatuar.

Një burim i rezervuar tha për Prapaskenën Ilir Meta ka bërë gati disa çanta me para të pista për t’i hedhur për blerje votash, ditët e fundit të fushatës.

Rreth 80 % të dosjeve për blerje votash në SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të zakonshmëm i përkakasin LSI dhe njerëzve të lidhur me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.