Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i njohur i Raqka i Korçës, renditet në një nga ata drejtues vendorë që kanë bërë namin me tenderët pa garë në prag të fushatës zgjedhore. Filo ka nënshkruar kontratat me sipërmarrës shumë pranë qeverisë që mund t’i sigurojnë fushatë dhe vota për një mandat tjetër.
Kështu ka ndodhur me prokurimin e fundit të Bashkisë Korçë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Qendra e Kreativitetit faza II”. Për të ndërtuar këto qendra, që nuk dihet kujt do t’i shërbejnë dhe kur do të mbarojnë Filo ka gatuar një çorbë, e cila po i shijon keq.
Për këtë tender kanë shfaqur interes dhe kanë dorëzuar ofertat e tyre 8 firma. Por, pa e menduar gjatë, edhe pse kishte një nga ofertat më të shtrenjta, Filo shpalli fituese ofertën e kompanisë “ ZEQILLARI ” shpk, në pronësi të Adriatik Zeqillarit.

Kjo kompani ka përfituar 136 milionë lekë nga taksat e qytetarëve korçarë, për ndërtimin e Qendrës së kreativiteti. Mwgjithëse Korça ka nevoja për investime në shkolla, rrugë, në fshatrat turistikë, Filo ka vazhduar planet me miqtë e tij.
Ky prokurim dyshohet se është kurdisur nga kryebashkiaku i Korçës për të abuzuar fondin 136 milionë lekë. Ndërkohë, tenderi është denoncuar dhe kanë në shesh të palarat e Sotiraq Filos.
Konkretisht është bashkimi i operatorëve “RSM Company” dhe “DESARET COMPANY ”, që kanë ankimuar këtë tender në Komisionin e Prokurimeve Publik. Firma “RSM Company” është në pronësi të Agim Kolës, biznesmenit që njihet për mashtrime. Dhe vazhdon të përpijë tenderët për rrugë dhe rikonstruksion godinash nga të gjithë bashkitë e vendit.

Ndërsa firma “DESARET COMPANY ” është në pronësi të Vladimir Metanit, dajës së ish-presidentit Ilir Meta. Ky i fundit, edhe pse nipin e ka në opozitë, po përfiton shumë tenderë pa garë nga “Rilindja”, madje kontratat më të shtrenjta dhe të gjitha i merr pa garë.

Pra, duke qenë se këta dy biznesmenë janë mësuar të përfitojnë çdo tender që i vënë gishtin, nuk e kanë pranuar faktin që këtë here janë skualifikuar. Çka rrjedhimisht tregon se denoncimin nuk e kanë bërë për drejtësi, por për “inat” të Filos.
Sipas dokumentit, Bashkia Korçë ka skualifikuar të gjitha firmat në garë, përveç fituesit, me justifikimin se nuk plotësojnë kriteret. “Konkretisht shoqëria RSM COMPANY nuk ka dorëzuar dokumentacion që të vërtetojë se ka kryer punë të ngjashme me objektin e prokurimit sipas përcaktimeve të bëra më sipër dhe në përputhje me përqindjen dhe punimet konkrete që ka marrë përsipër në Kontratën e bashkëpunimit”.

Kur në fakt të gjitha firmat kanë dorëzuar shembuj me punime rruge, ndërtesash dhe sheshesh, por bashkia nuk i ka marrë parasysh. Ndërkohë kriteri për paraqitjen e punëve të ngjashme, shpesh herë lë vend për interpretim dhe keqpërdorim nga ana e Autoriteti kontraktor, çka çon në manipulimin e kontratave tenderuese.
Gjithsesi mbetet për t’u parë se në favor të kujt do të vendos KPP. Theksojmë se palët janë: kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, tjetri është daja i Ilir Metës.
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik është Jonaid Myzyri, i njohur ndryshe në rrethet e biznesit dhe politikës si ‘xhuxhi i pangopur’.
Edi Rama, me procedurë emergjente dhe në shkelje të ligjit, vuri në rresht Kuvendin duke emëruar Jonaid Myzyrin në krye të tenderave. Ndoshta në atë kohë, Edi Rama as që ia kishte dëgjuar kurrë emrin Myzyrit, pasi ky i fundit i është rekomanduar si ‘njeriu i duhur’ nga një deputet i korruptuar, në bashkëpunim me oligarkët dhe grabitqarët e mëdhenj të parave dhe pasurive publike.
Jonaid Myzyri ka marrë pjesë në aferat më famëkeqe me tenderat që janë realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Myzyri merr urdhra nga një funksionar i lartë i PS-së, deputet super i korruptuar dhe i mbuluar me paratë e drogës, që në fakt është njeriu që dikton tenderat korruptivë me vlerë të madhe në shëndetësi, pushtetin vendor etj.
Jonaid Myzyri ka qenë argat në kompanitë e Sadri Abazit, vartës i nipit të Sadriut, Arbër Abazi.
Nuk është sekret që ‘xhuxhi’ i tenderave komandohet nga Arbër Abazi, ku ndajnë bashkë paratë publike.