Fred Çoma përlan 5 milionë euro me pazar në tavilinë për rikostruksionin e vilës ku çlodhen Rama me ministrat

Krim & Korrupsion

Publikuar: 24/04/2023

Fred Çoma përlan 5 milionë euro me pazar në tavilinë për rikostruksionin e vilës ku çlodhen Rama me ministrat

Alfref Çoma i kompanisë Ad-Star është paracaktuar me pazar në tavolinë, për rikostruksionin e vilës qeverotare nr. 5, ku çlodhen Rama me ministrat.

Vlera është e pazakontë: 5 milionë euro. Procedura është tipike korruptive: Me negocim pa shpallje. Me fjalë të tjera do të thotë me pazar në tavolinë dhe në mënyrë të fshehtë.

Ndaj oferta fituese është sa fondi limit. Punimet do të kryhen brenda 6 muajsh.

Në vilat qeveritare kryhen investime çdo vit. Fitues janë kryesisht klientë të konsoliduar të qeverisë.

Procedurat kryhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare e skeduar nga KLSH për abuzime.