Kompani të ndryshme, për qëllime fitimi, reklamojnë produket ushqimore jo të shëndetshme si çokollata, coca-cola, patatina, pica etj., por nuk i trumbetojnë si të shëndetshme, pasi një gjë e tillë do të konsiderohej si mashtrim kriminal.
Ky rregull është thyer nga kompania e ëmbëlsirave BBI group (Best Brands Internationally Group), me pronarë Zana Lleshin (90 % të aksioneve) dhe Ergys Gjani (10 % të aksioneve), i cili është edhe administrator.

NBI group ka nisur prej vitesh një fushatë duke mashtruar konsumatorët, duke i paraqitur si të shëndetshme produket e pastiçerisë së tyre, kryesisht me ngjyrues artificial, sheqer, kremëra me bazë vegjetale, brumë sheqeri, miell, niseshte, xhelatinë etj.

Produktet e embla, të cilat janë një minë me sahat për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve, nuk janë të ndaluara që të reklamohen, edhe pse sipas ekspetëve pasojat tyre në organizë, janë po aq të dëmshme sa edhe duhani, që ndalohet të reklamohet.
Por, është kriminale që produkte të tilla të serviren si të shëndetshme, dhe si për ironi nga personazhe obezë.

Dhe më skandaloze dalin dhe flasin si ekspertë të shëndetit pronarët e biznesit të pastiçerisë dhe punonjësit e tyre.
Ftojmë organet ligjzbatuese të marrin masa për të ndaluar këtë fushatë mashtrimi dhe me pasoja të rënda. Bëhet fjalë për shëndetin!
Të gjitha produktet e pastiçerisë kanë si bazë sheqerin, kryesish artificial. Reklamohen produkte me sheqer të pretenduar si tê reduktuar.

Nuk marrim përsipër të flasim me kompetencë për sigurinë dhe standardin e produkteve të ëmbla, por sheqeri nuk ka dyshim se është sinonimi i vdekjes, një minë me sahat për shënndetin.
Po çfarë thonë eskpertët e fushës për pasojat e sheqerit në shëndetin e njeriut?
Kujt duhet t’i besojnë konsumatorët Organizatës Botërore të Shëndetit apo dyshes Zana Lleshi dhe Ergys Gjani?
35 milionë vdekje në vit
Sipas statistikave të OBSH-së çdo vit në botë vdesin rreth 35 milionë njerëz nga pasojat e përdorimit të tepërt të sheqerit, i cili çrregullon plotësisht punën e metabolizmit, të hormoneve dhe të mëlçisë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit sheqeri është armiku kryesor i shëndetit. Po sipas OBSH, vetëm 5 % e kalorive ditore duhet të vijnë nga sheqeri.
Sheqeri shkaktari kryesor i obezitetit dhe diabeti
Sheqeri është shkaktari kryesor i obezitetit dhe diabetit. Dhe diabeti renditet si shkaktari i shtatë i numrit tëvdekjeve në botë.
Rritja e vlerave të sheqerit shkakton infarktet në zemër dhe një sërë çrregullimesh të rënda në organizëm.
Obeziteti është nxitësi i sëmundjeve më të rënda që nga dëmtimi i zemrës, enëve të gjakut, dështimin e mëlçisë, ulje të imunitetit, goditjeve në tru dhe së mundjeve të pashërueshme.
“Sheqeri na mban mbi peshë dhe është gjithashtu një nga shkaqet kryesore për sëmundje të zemrës e për mplakje të hershme të lëkurës”, thotë Brooke Alpert, një dietologe e regjistruar dhe shkrimtare e një libri për detoksikimin nga sheqeri.
Goditje në tru dhe dëmtim të kujtesës
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Otagos në Zelandën e Re, konsumi i tepërt i sheqerit rrit nivelin e glukozës në gjak duke shkaktuar probleme me kujtesën. Kjo e fundit dëmton ato qeliza të trurit të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me kujtesën.
Ndërsashkencëtarët nga qyteti i New Yorkut, pas një studimi përfshiu 50 mijë gra rreth moshës 60-vjeçare, zbulua se sheqeri ndikon tek çrregullimi i gjumit.
Ata sugjeruan se sheqeri i tepërt ndryshon nivelin e sheqerit në gjak sa trupi fillon të çlirojë hormone që i mbajnë njerëzit zgjuar.
Sipas një studimi të realizuar në vitin 2016 nga një grup studiuesish nga Australia dhe India, rezulton se sheqeri jo vetëm çon në obezitet, por mund të shkaktojë dëmtime dhe goditje në tru.
Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, si meshkujt ashtu edhe femrat që konsumojnë shumë sheqer hasin probleme në aktivitetin e tyre seksual.
Kjo ndodh pjesërisht për shkak të rënies së testosteronit që vërehet tek diabetikët, por mbi të gjitha për shkak të ndryshimeve në enët e gjakut dhe ndryshimet nervore të shkaktuara nga sheqeri i lartë i gjakut do të çonin në vështirësi më të mëdha gjat aktit.
Dëmton veshkat, sytë dhe enët e gjakut
Glukoza e tepërt dëmton edhe qelizat dhe enët e gjakut të veshkës dhe në kohën e diagnozës 7 për qind e pacientëve tashmë kanë një përqendrim të lartë të proteinave në urinën e tyre, një shenjë se filtri i veshkave nuk funksionon më së miri.
Ata që nuk kontrollojnë sheqerin e tyre të gjakut zhvillojnë dëmtime të veshkave dhe prandaj nevojën për t’u nënshtruar dializës ose transplantit.
Sheqeri i lartë i gjakut dëmton kapilarët delikate të syrit dhe retinës, një proces që fillon shtatë vjet para se të ketë një diagnozë të diabetit.
Në fillim nuk ka simptoma, me kalimin e kohës mund të zhvillohet semundje kronike si Retinopatia e cila mund të çojë në verbëri.
Rënie të aftesive mendore
Një studim i neurologeve dhe psikatërve ne Harvard ka treguar se njerëzit që e kanë tepruar me sheqeri dhe pacientët mr diabet të tipit 2 kanë anomali në rrjedhjen e gjakut në tru dhe kjo shoqërohet me renien më të shpejtë të aftësive njohëse dhe zvogelohet aftësia për të memorizuar.
Probleme me mishrat e dhëmbeve
Petsonat e varur nga sheqeri janë të prirur ndaj problemeve me mishrat e dhëmbeve, dhimbje dhe gjakderdhje që mund të çojë deri në humbjen e dhëmbeve.
Tëgjitha studimet i indetifikojnë ëmbëlsirat si armikun numër 1 të shëndetit të njeriut.
BBI group i reklamon në Shqipëri si të shëndetshme!