Ramazan Rraja, i arrestuar dy ditë më parë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, mësohet se i ka shpëtuar një operacioni policor në Vorë, para ndalimit.
News24 raporton se një efektiv ka tentuar të ndalonte makinën me të cilën Rraja po udhëtonte, por automjeti është larguar me shpejtësi.
Në këtë moment efektivi i policisë ka qëlluar në drejtim të makinës, e cila edhe në këtë moment nuk ka ndaluar.
Ngjarja e Vorës nuk është raportuar nga policia, por AMP ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshminë e oficerit të policisë.
Ramazan Rraja ishte shpallur në kërkim nga SPAK ku akozhej si i përfshirë në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Gjithashtu, në muajin shkurt, Ramazan Rraja u dënua me 12 vite burg nga drejtësia belge, ku akuzohej si pjesë e një grupi kriminal shqiptaro-letonez, me rrezikshmëri të lartë, që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.
Ramazan Rraja është një emër i njohur i botës së krimit, ku është aluduar si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale.