LAÇ- Një biznes është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarja ka ndodhur në Laç dhe bëhet fjalë për një dyqan me fustane mbrëmjeje. Pamjet janë publikuar nga Balkanweb dhe raporton se në drejtim të dyqanit është qëlluar me rreth 30 plumba.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga ana e policisë, ndërkohë që në pamjet duket se dëmet në dyqan janë të konsiderueshme.
Të gjitha xhamat dhe pjesa e dekorit brenda tij janë dëmtuar. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt në lidhje me biznesin apo personal të personit që e ka atë në zotërim. Pritet të zbardhen detaje të mëtejshme.