Pista e hakmarrjes / Xhaxhai i Ardian Nikulaj vrau 2 vëllezërit Palaj në vitin 2002, si nisi historia e vrasjeve mes fiseve

Krim & Korrupsion

Publikuar: 20/04/2023

Pista e hakmarrjes / Xhaxhai i Ardian Nikulaj vrau 2 vëllezërit Palaj në vitin 2002, si nisi historia e vrasjeve mes fiseve

Biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë, Ardian Nikulaj, u ekzekutua me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Shëngjin.

Policia ka si pistë kryesore hetimore gjakmarrjen.

Gjatë një konflikti të vjetër në vitin 2000, anëtarë të familjes Palaj vranë vëllain e Ardian Nikulaj.

Kjo solli një valë hakmarrje mes dy fiseve. Xhaxhai i Ardian Nikulajt ekzekutoi dy anëtarë të familjes Palaj për të larë gjakun.

Policia ka bërë kontrolle në Lezhë në banesat e familjes Palaj.

Sipas burimeve policore nuk janë gjetur në banesë asnjë nga djemtë e familjes, pasi ndodhen jashtë Shqipërisë dhe sipas sistemit TIMS kanë dalë jashtë vendit vite më parë.