Shkoni për t’u pajisuar me leje drejtimi makine tek Autoshkolla Laze e Behar Lazes, por mund të përfundoni në duart e instruktorëve hamshorë.
Autosholla Laze jo vetëm shet patenta, mashtron me taksat dhe nuk plotëson kriteret, por ka mbledhur edhe një tufë maniakësh si instruktorë, që u varrdisen vajzave dhe grave kursante.
Gëzim Sulollari është një nga instruktorët e Autoshollës Laze, i cili sulmon seksualisht vajzat dhe gratë kursante.

(Gëzim Sulollari)
Në një video të publikuar nga JOQ, Sulollari shfaqet duke prekur seksualisht kursanten, pa dëshirën e saj.

Prapaskena ka shkruar më parë se ‘profesorët’ e Lazes u vardisen vajzave kursante, i përkëdhelin dhe u kërkojnë favore seksuale, pa vullnetin e tyre.
Kur disa nga vajzat e pysnin rreth kursit dhe testeve, Gëzim Sulollari u dërgonte organet e tij gjenitale.
Ai gjithashtu shprehte fantazitë e tij seksuale me anë të mesazheve.

Mashtrimi me taksat
Autoshkolla Laze është përfshirë në fshehje taksash. Një patentë që kushton rreth 350 mijë lekë, Behar Laze e deklaron 20 deri në 50 mijë lekë, për të mos paguar taksat.
Laze i vjedh shtetit qindra mijëra euro në vit dhe mburret se i ka blerë tatimet dhe se ka punësuar në autoshkollën e tij, bashkëshortin e një gjyqtarje.
Laze ka rreth 30 mjete për praktikën. Për 30 mjete ka vetëm 5 instruktorë të siguruar.
Behar Laze pothuajse ka monopolizuar tregun e autoshkollës në Tiranë, përmes hapjes së pikave fiktive, për shitjen e patentave. Behar Laze ka më shumë pika autoshkolle se sa instruktorë, një rast ky skandaloz.
Dëshmi manovratori false
Behar Laze, me anë të autoshkollës së tij piramidale ‘Laze’, ka dhënë mijëra dëshmi manovratori pa patur mjete në pronësi dhe pa u pajisur me autorizimin përkatës.
Janë rreth 5 mijë dëshmi manovratori për mjetet e rënda me xinxhirë dhe goma si dhe cetifikata të aftësisë profesionale (ÇAP) të lëshuara nga Autoshkolla Laze e Behar Lazes.
Procedurat e dhënies së dëshmive janë fiktive pasi Laze nuk ka flotë mjetesh për të aftësuar praktikantët. Gjithashtu, Autoshkolla Laze nuk është e autorizuar për dhënë dëshmi të tilla pasi nuk plotëson kushtet.
