Vis Martinaj po lan hesapet me armiqtë? Tritol në banesën e babait të Leonard Dukës, kreu i Klanit dhe armik i përbetuar i Martinajt

Kronike

Publikuar: 18/04/2023

Vis Martinaj po lan hesapet me armiqtë? Tritol në banesën e babait të Leonard Dukës, kreu i Klanit dhe armik i përbetuar i Martinajt

Ervis Martinaj ose njerëzit e tij duket se po lajnë hesapet me armiqtë.

Mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 03:00 një shpërthim me tritol u regjistrua në banesën e Muhamed Dukës, të atit të Leonard dhe Elis Dukës.

Leonard Duka, i njohur si kreu i Klanit Dula, njihet si një nga armiqtë më të përbetuar të Ervis Martinaj. Duka është arrestuar në Belgjikë për vrasjen e ish policit Santiago Mako, një nga njerëzit më të afërt të Martinajt.

Lënda plasëse ishte vendosur në katin e katërt, në derën e banesës së 65-vjeçarit në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore.

Nga shpërthimi, nuk raporton për të lënduar. Në banesë nuk jetonte askush.

Tritoli vjen pas atentatit ndaj lokalit të Fatjon Murataj, i lidhur me Endrit Doklen.

Murataj dyshohet se mund të jetë implikuar në masakrën e Fushë Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj dhe dy shokë të tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.