Çifti i tenderave të dyshimtë Sonila dhe Florenc Sharka ka shtrirë tentakulat edhe tek kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, shkatërruesi i Himarës dhe argat i interesave të Lenc Gjikurisë.
Çifti Sharka ka në pronësi kompaninë e ndërtimit LEON KONSTRUKSION, e cila çuditërisht i fiton tenderat me ofertë gati sa fondi limit, duke nxjerrë jashtë loje ofertat më të ulëta.
Sonila dhe Florenc Sharka kanë fituar nga Jorgo Goro tenderin për rikonstruksionin e sallës polifunksionale të Bashkisë Himarë, me ofertë 66 344 444 lekë, ndërsa fondi limit ishte 66 666 66.
Nëse llogarisim edhe TVSH-në, vlera e tenderit shkon rreth 800 milionë lekë, një shumë e pazakontë dhe abuzuese për një sallë bashkie, kur këto para mund të shkonin për një shërbim në interes të qytetarëve.
Ndërkaq, diferenca e papërfillshme mes fondit limit dhe ofertës fituese është elementi i parë që ngre dyshime të forta për pazar mes çiftit Sharka dhe Jorgo Goros.
Ja skualifikuar të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në këtë procedurë tenderuese si ED-KONSTRUKSION, KOLA INVEST, Agbes Construction dhe DON JURGE. Kompanitë e përjashtuara kanë ofruar oferta me vlerë rreth 100 mijë euro më pak se sa oferta fituese e çiftit Sharka.
Kompania LEON KONSTRUKSION, gjatë viteve të fundit, kafituar 37 tendera me vlerë rreth 18 milionë euro. Tenderin me vlerë rreth 600 mijë euro për riskonstruksionin e bllokut të banesave dhe fasadave në Këlcyrë, kjo kompani e ka fituar me ofertë sa fondi limit.
Me oferta pothuajse sa fondi limit, çifti Sharka ka marrë edhe tenderat për rivitalizimin e shëtitores Republika dhe sheshit qendror Teodor Muzaka në Berat me vlerë 1.3 milionë euro, tenderin për rikostruksionin e shkollës 9-vjeçare “Gosë” në Rrogozhinë, me vlerë rreth 1 milionë euro, 4 tendera me vlerë 4 milionë euro nga FSHZH-ja e Dritan Agollit, tenderin për riskonstruksionin e rrugëve në Bashkinë Dimal me vlerë 1.2 milionë euro dhe tenderin për rikualifikimin urban të një blloku banimi në Bashkinë Librazh me vlerë rreth 1.1 milionë euro.
Në mungesë të plotë konkurrence dhe me ofertë gati sa fondi limit (54 665 800 lekë), Sonila dhe Florenc Sharka kanë marrë edhe tenderin për rikonstruksionin e Shkollës 9-vjeçare ‘Qamil Guranjaku’ në Elbasan.
Me të njëjtin marifet janë fituar porthuajse të gjithë tenderat, duke ngritur dyshime të forta për fije klienteliste dhe korrupsion.
Po a i plotëson kriteret kompania apo paraqet dokumente false?
Dhe a zbaton kontratat kjo çifti Sharka pasi fut paratë publike në xhep?