Pasagjerët në panik nga turbulencat në avion, objekte dhe ushqime që derdhen në kabinë (VIDEO)

Botë

Publikuar: 17/04/2023

Pasagjerët në panik nga turbulencat në avion, objekte dhe ushqime që derdhen në kabinë (VIDEO)

Turbulencat shkaktuan panik tek pasagjerët të cilët po udhëtonin nga Angola drejt Portugalisë. Dhjetë passgjerë, përfshirë dy antarë të ekuipazhit mbetën të lënduar pasi u goditën nga sendet që u përplasën në kabinë.

Tetë prej tyre kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Në video shihen sesi ushimqi dhe pijet e pasagjerëve u dërdhën në kabinë gjatë turbulencave. Mediet e huaja raportuan turbulencat u shkaktuan nga moti i keq, teksa avioni po fluturonte mbi Republikën e Kongos.

Menjëherë sapo avioni u ul në Lisbonë, pranë tij mbërriti një ambulancë e cila transportoi në spital tetë nga pasagjerët e lënduar. Për fat të mirë, në bordin e avionit ishte edhe një mjek, i cili i dha ndihmën e parë personave që kishin nevojë.