Ky është Glerad Gusholli që torturoi dhe drogoi 28-vjeçaren për 1 javë në Tiranë, e shpëtoi shoqja. E reja: Tentoi të më mbyste në dush

Krim & Korrupsion

Publikuar: 17/04/2023

Ky është Glerad Gusholli që torturoi dhe drogoi 28-vjeçaren për 1 javë në Tiranë, e shpëtoi shoqja. E reja: Tentoi të më mbyste në dush

Ky është Glerad Gusholli, i arrestuari nga policia e Tiranës për dhunimin dhe mbajtjen peng për 1 javë rresht të 28 vjeçares e cila ka kërkuar që dhunuesi të burgoset për tentativë vrasje.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e xhelozisë së Gleard Gusholli i cili ishte i lidhur me 28 vjeçaren dhe dyshonte se kjo e fundit e tradhëtonte.

Gjatë dëshmisë së saj, e dhunuara ka deklaruar se autori e kishte detyruar të konsumonte kokainë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së ish-Parkut të Autobusëve, në rrugën “Frosina Plaku”.

E reja arriti të shpëtojë falë kushërirës së tij, e cila e çoi në spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka rrëfyer gjithçka ndodhi me të dashurin e saj.

Sipas saj, dhuna kishte nisur që në Gjermani, ku e mbajti në shtëpi por prindërit e përzunë pasi nuk e pranonin sjelljen agresive ndaj të bijës. Kishin 1 vit e gjysmë që ishin njohur dhe 3 muaj pas ndarjes nisën sërish të komunikonin.

28-vjeçarja thotë se erdhi në Tiranë që të krijonte familje me të, por ai kishte synim që ta bënte të përjetonte tmerr dhe donte të hakmerrej ndaj saj.

Në rrëfimin që bëri para mediave tregoi se e ka detyruar të konsumojë drogë, e torturonte duke e rrahur me këmbë karrigeje, i fuste gishtat në fyt dhe tentonte ta mbyste në dush.

E rënduar psikologjikisht dhe fizikisht, thotë se nuk po duronte dot më dhe donte të ndërmerrte aktin ekstrem por nuk e linte partneri që të dilte jashtë.

Sa i përket hakmarrjes, sipas 28-vjeçares, i dashuri pretendonte se familja e saj kishte gisht në një kallëzim ndaj tij që e ndalonte të hynte në Gjermani por në fakt thotë se nuk e kishin denoncuar asnjëherë.

Ndërsa avokati i saj mbrojtës, Enea Cenko ka kërkuar që të shtohen 2 vepra penale për autorin. Sipas Cenkos, nuk mund të lihet pa u akuzuar për pengmarrje dhe tentativë vrasje.

Po ashtu i bën thirrje shtetit që ta marrin nën mbrojtje 28-vjeçaren, e cila u shpreh se do të largohet sa më parë nga Shqipëria.

Pas kësaj, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj.

Ndërkohë, edhe katër djem të tjerë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.  Ata janë identifikuar si Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta, 41 vjeç, Bledi Kateshi, 27 vjeç dhe Erlind Kateshi, 42 vjeç,

Njëri prej djemve që e kishte ndihmuar të arratisej Gushollin dhe të largohej nga vendi i ngjarjes ishte kunati i tij, burri i motrës që fillimisht me shoqen e saj dërgoi për ndihmë mjekësore vajzën e re të dhunuar. Pas disa orë kërkimesh, më në fund 31-vjeçari Gleard Gusholli u lokalizua rreth e qark lagjes në afërsi të Zogut të Zi dhe u vu në pranga.